Arratisja romantike e Ramë Lahajt me të dashurën

By

Nuk kanë shumë kohë bashkë, por me këtë periudhë si të pandarë, kanë shumë për të treguar.

Fjala është për tenorin shqiptar Ramë Lahaj dhe të dashurën e tij, blogeren nga Prishtina Rina Bërdynaj që nuk kanë ndalur udhëtimet prej nisjes së lidhjes.

Bashkë në koncertet operistike të Ramës, bashkë në Kosovë por edhe në pushime që për dyshen kanë qenë tejet të shpeshta.

E arratisja më e fundit është ajo në Maldive ku çifti po shijon detin dhe temperaturat e nxehta tashmë kur shumica ‘ngrijnë’ nga të ftohtit e Dhjetorit.

Më poshtë disa prej fotografive nga aventura e re e çiftit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm