Ariana ka ditëlindjen, kështu e uron vjehrra!

By

Ariana Fejzullahu, gruaja e këngëtarit të famshëm Ermal Fejzullahu, po feston ditëlindjen.

Para bashkëshortit të saj, e ka uruar e vjehrra, Nera e cila për këtë ditë ka zgjedhur me kujdes fjalët që ka thurur për nusen.

Siç edhe është bërë traditë në këtë epokë të digjitalizimit, ditëlindjet po urohen në rrjetet sociale dhe në këtë mënyrë ka vepruar edhe Nera.

Për nusen e saj të dashur ka rezervuar urimet më të bukura, të shoqëruara me një fotografi të tyren bashkë.

“Ariana, ti dashuri e jona. Ti që për dhjetë vjet u bëre nuse e Ermalit na e zbukurove shtëpinë, ti je si mimoza që qel në pranverë, ti je behar bukurie. Ti shpirti i mamit me Ermalin e tri lulet tona i gëzofsh edhe 100 pranvera”, i ka uruar Nera nuses së djalit të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm