Ariana Grande reagon ndaj një homofobi që protestoi jashtë koncertit të saj

By

Ariana Grande nuk ishte fare e lumtur kur kuptoi se po zhvillohej një protestë kundër komunitetit LGBTQ teksa ajo po mbante koncert.

Ishte një fans i cili publikoi videon e një burri që po protestonte jashtë arenës ku Ariana po mbante koncertin. Ai mbante një pankartë me fjalën “Krenari” të cilës i kishte bërë një X dhe me anë të një mikrofoni shpërndante mesazhe urrejtjeje kundër këtij komuniteti.

Ariana komentoi në videon e publikuar “Jam shumë e trishtuar po aspak e befasuar nga kjo. Më vjen shumë keq që fansat e mi duhej të kalonin nëpër këtë gjë. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme që kjo të mos ndodhë më. Jam shumë krenare që nuk keni reaguar më dhunë. Nuk ja vlen! Protestuesit i uroj paqe dhe zemër të shëruar.”

 

 

 

Artikuj të ngjashëm