Ariana Grande për puthjen e parë me të fejuarin: Ishte fantastike

By

Asgjë nuk e bën më të lumtur Ariana Granden se sa i fejuari i saj, Pete Davidson.

Ajo në një intervistë në showun e mikes së saj Nicki Minaj “Queen Radio” ka folur për bashkëshortin e saj të ardhshëm, duke shprehur shumë emocione dhe dashuri.

“Ne argëtohemi shumë. Ai është miku im i ngushtë. Bëhet më mirë secilën ditë”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova, përcjellë Prive.

Këngëtarja e shumë hiteve tutje ka thënë se ata të dy kuptohen shumë mirë mes vete.

“Ne jemi versioni i njëjtë, por vetëm me gjini të ndryshme dhe dallojmë në gjatësi”, ka thënë ajo me humor.

Minaj më pas e ka pyetur “motrën e saj” (ashtu siç Grande dhe Minaj quhen mes vete duke qenë se janë shumë të afërta) nëse e kujton puthjen e parë me Davidson.

“Ishte fantastike, thjesht fantastike. Ishte shumë e ëmbël pasi ai edhe më mori leje për të më puthur”, ka thënë Grande duke e kujtuar me plot emocion këtë moment.

Ajo tregoi edhe nëse kjo puthje ishte sensuale.

“Ishte sensuale, por megjithatë kishte diçka edhe më shumë… e kupton, ishte thjesht më shumë se thjesht një puthje. Ishte shumë e ëmbël, por edhe seksi”.

Këngëtarja dhe ylli i Saturday Night Live kanë qenë shumë të hapur për romancën e tyre të dashurisë, qysh nga fillimi.

Së fundmi, Grande ka thënë fjalët më të mira për të fejuarin e saj, për të cilin ka edhe një këngë në albumin e saj “Good Morning America”.

“Është thjesht një ndjenjë, e di? Ndoshta duket klishe kur njerëzit thonë e ndjen kur ndodh dhe ti thjesht nuk e beson. Por vërtetë është kështu. Thjesht e ndjen. Ai më plotëson dhe çdo ditë bëhet më e mirë”.

“Jam shumë mirënjohëse për të. Jeta është e bukur”, kishte thënë Grande në një intervistë ku ka deklaruar se Davidson është “shpirti i saj binjak”.

Më 21 maj, revista People ka konfirmuar se yjet ishin në lidhje për disa javë pasi Grande ishte ndarë nga Mac Miller. Më 11 qershor, kjo revistë konfirmoi se çifti ishin fejuar.

 

Artikuj të ngjashëm