Arian Çani trishtohet nga Genta Ismajli ?!

By

Në mbrëmjen e dytë të spektaklit ‘Your face sounds familiar’, anëtari i jurisë, Arian Çani ka vazhduar me komplimentet e tij për Adelina Tahirin.

Pasi javën e shkuar tha se ajo nuk ka asgjë mangut nga Jennifer Lopez, në vlerësimin e sotëm ai në njëfarë mënyre ka ofenduar Genta Ismajlin, personazhin që e imitonte këngëtarja shkupjane.

‘U trishtova kur e pashë Adelinën në rolin e Gentës sepse thashë gjynah se pse Genta nuk është kaq e bukur sa Adelina’ – u shpreh Çani.

Këngëtares së njohur i doli në krah Bleona ndërsa sërish Çani nuk e përmbylli pa disa fjalë jo fort të këndshme.

‘Gjithsesi, [Adelina] më bëri ta shoh Genta Ismajlin me sy të mirë’ – tha prezantuesi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm