Arian Çani e rikthen Bleonën në Shqipëri ?!

By

Pjesëmarrja e saj në emisionin ‘Zonë e lirë’ shkriu akujt e shumë viteve refuzim dhe mos kontakt. E duket se ky veprim të cilin Bleona e ndërmori në muajin Shtator të vitit të kaluar ka hapur rrugët për bashkëpunime të reja.

Këngëtarja po rikthehet në Shqipëri si pjesë e jurisë së programit ‘Your face sounds familiar’.

Eksperienca në X Factor me Verën dhe Alketën që kanë edhe këtë patentë mund të ketë qenë arsye shtesë e rikthimit, por mediat shqiptare përmendin edhe një tjetër faktor.

Ai është Arian Çani, anëtari tashmë i konfirmuar i jurisë së spektaklit!

“Është kënaqësi të kesh një partner si Çani” – u shpreh për Opinion këngëtarja e hitit “Take You Over”, duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja në jurinë e spektaklit të imitimeve krah gazetarit, është qëllimi për t’i ndryshuar mëndjen këtij të fundit, i cili vazhdon të jetë skeptik për format e Bleonës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm