Ardit Gjebrea e pranon – “Kënga Magjike” m’i prishi raportet me këngëtarët

By

Kënga Magjike është pa dyshim një “Grammy” shqiptare.

Këngë fantastike çdo vit, garë e fortë në mes artistëve kosovarë dhe dëshirë e zjarrtë për të rrëmbyer çmimin e parë.

Dhe sistemi i veçantë i përzgjedhjes së votuesit, e ka bërë këtë festival edhe më dinamik dhe interesant.

Por producentit të këtij festivali, moderatorit e këngëtarit Ardit Gjebrea, festivali që e bën tash e 20 vjet, i ka prishur shumë punë me këngëtarët.

“Unë nuk jam menaxher, unë jam artist. Dhe artistët i trajtoj si do doja të më trajtonin ata mua. Si sot ë doja unë të më trajtonin në koncert. Padiskutim që ka pasur krisje dhe kam qenë shumë i keqardhur sepse nuk jam mirëkuptuar. Nuk ndikoj dot në votat e këngëtarëve”, ka thënë Gjebrea në emisionin Thumb. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm