Ardian Bujupi vjen me një bashkëpunim të fuqishëm!

By

Viti 2015 për Ardian Bujupin ishte pa dyshim ndër më të suksesshmit. Ai ia doli që paralelisht të zhvillojë karrierën edhe në tregun muzikor gjerman edhe në atë shqiptar.

Në Janar publikoi albumin nga i cili dolën edhe disa videoklipe, kurse gjatë verës erdhi për tregun tonë me ‘A po don me’ që rezultoi një sukses i vërtetë.

Mirëpo një tjetër bashkëpunim i fuqishëm është në rrugë për t’u publikuar. Reperi Kay One, përmes llogarisë së tij në Facebook ka paralajmëruar këngën e re me Ardian Bujupin.

Kay One është një ndër reperët më të pëlqyer në shtetin Gjerman që karrierën e nisi në labelin e Bushidos, mirëpo më pas ndanë rrugët duke i kushtuar edhe diss-a njëri-tjetrit.

Ai mes të tjerash, njihet për romancën e dikurshme me të dashurën aktuale të futbollistit Mesut Ozil. /Prive.al/

 

http://

Morgens mit meinemBro Ardian Bujupi !#comingsoon 😉

Posted by Kay One on Saturday, December 12, 2015

Artikuj të ngjashëm