Ardian Bujupi & Dj Dalool kanë gati këngën e re! (VIDEO)

By

Bashkë kanë një bagazh të krijimeve muzikore që kanë rezultuar hite në diskografinë shqiptare.

Si një dyshe shumë e sukseshme, Dj Dalool & Ardian Bujupi kanë vendosur t’i bashkojnë forcat sërish për projekt të ri.

Kënga e titulluar ‘Na jena njo’ tashmë është finalizuar edhe me videoklip i cili është realizuar në Shqipëri nga produksi XL Films.

Për tekstin e këtij krijimi muzikor është përkujdesur Faton Zejnullahu i njohur për të gjithë ne si Da Ghost.

Për fansat, ‘Na jena njo’ pritet të jetë gati brenda disa ditëve teksa mësohet se ky projekt pritet të jetë një ndër garuesit e fortë në listën e hiteve të 2016-tës. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm