Anxhelina poston gabimisht në Instagram momentet e saja intime

By

Anxhelina karrierën e saj e nisi si këngëtare dhe modele, pastaj arriti të marrë shumë vëmendje edhe me videot ku tregonte vallëzimet e saja tejet joshëse.

Veprimtarinë e saj e vazhdoi pastaj në SHBA ku tashmë jeton, duke vazhduar profilin e njëjtë të modeles dhe këngëtares. Shoku i saj i ngushtë, grimeri amerikan Ariel i mundësoi asaj të jetë në rrethin e ngushtë edhe me familjen më të famshme në botë momentalisht Jenner dhe Kardashian.

Mirëpo ajo që e bëri Anxhelinën të përflitet shumë është gabimi që bëri ajo. Shpesh na ndodh që të shkrepim foto me aplikacionin e Instagram me idenë që vetëm t’i ruajnë. E njëjta gjë do ketë ndodhur edhe me Anxhelinën ku postoi një foto tejet intime me një protagonist mashkull, identiteti i të cilit është i panjohur. Fakti që ajo e fshiu postimin e saj brenda pak minutash që u postua, na lë të kuptojmë se ishte një gabim.

Përderisa neve mund të na ndodh një gjë e tillë e të kalojë pa u vërejtur, Anxhelina ka nxitur kureshtjen e ndjekësve të saj të dinë se kush është silueta në foton që ajo fshiu. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm