Anulohet koncerti i Etnon në Londër!

By

Ditët e fundit kemi parë nëpër rrjete sociale shumë fotografi të publikuara nga grupi Etnon rreth e përqark SHBA-ve.

E kjo për vetëm një arsye, dyshja e njohur ishin duke mbajtur koncerte nëpër disa vende për një periudhe afro 2 javore.

Dita e sotme do të ishte e njejt pasi ata do të zhvillonin një tjetër koncert por kësaj rradhe në Londër por duket se sot nuk shkoi çdo gjë sipas planit.

Koncerti që parashihej të mbahej nuk do të zhvillohet e kjo për shkak të vonesave me fluturime.

Lajmin e bënë të ditur vet dyshja teksa treguan edhe detajet e këtij anulimi duke lënë kështu në një far forme fajtorë kompaninë e fluturimeve.

Ata përmes Instagramit i’u kërkuan falje publikut të cilët kishin planifikuar ta kalonin mbrëmjen nën argëtimin e tyre duke i thënë gjithashtu se do të informohen shumë shpejt për orarin e ri që do të vendoset së bashku me organizatorët. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm