Andrra shtatzënë ?! Flet vetë çifti.

By

Sot në shtyp u përhap lajmi se Andrra Destani Hoxha është shtatzënë. Dyshimi lindi nga fotot e postuara të çiftit gjatë muajit të mjaltit.

Në shumicën e imazheve të postuara, Andrra pjesën e barkut e mbulon me çantë duke ngjallur pikëpyetje në lidhje me ndonjë shtatzëni të mundshme.

Por padyshim se përgjigjjen më të saktë në lidhje me këto spekulime e jep vetë çifti.

Të kontaktuar nga Prive, nga Emiratet e Bashkuara ku po qëndrojnë aktualisht, ata e mohuan lajmin se së shpejti mund të bëhen prindër duke potencuar se ky lajm është gënjeshtër.

Kujtojmë se në ceremoninë e martesës, të pyetur nga gazetari Vlorijan Halili, Sinani dhe Andrra patën preferenca të ndryshme për gjininë e fëmijës.

Derisa i pari donte një gocë, Andrra shprehu dëshirë për një çun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm