Ana e panjohur e Tarës (VIDEO)

By

Ajo është 6 vjeç por duket se për këtë moshë, ajo ka një spektër të gjerë njohurish.

Influencuar pak edhe nga prindërit, vajzën e Bleros dhe aktores Teuta Krasniqi, Tarën e kemi parë shpeshherë pranë instrumenteve muzikore.

Një njohje të gjuhëve të huaja ajo e ka dëshmuar edhe paraprakisht por sot, Tara ka treguar përpjekjet e saj që përpos gjuhës angleze, të zotëroj edhe atë frënge.

Në një video të postuar në rrjete sociale, Tara shihet teksa këndon ‘Derniere Dance’ të Indilës, duke dëshmuar një talent që s’dihej më parë.

Do dëshmohet nga koha se në cilën fushë do të anoj bukuroshja e vogël, muzikë, aktrim apo diçka krejtësisht tjetër. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm