Alketa Vejsiu zbulon programin e radhës pas Dance With Me!

By

‘X Factor’, ‘Your Face Sounds Familiar’, ‘Dance With Me’ e shumë programe tjera janë histori suksesi për Alketa Vejsiun.

Por, prezantuesja dhe producentja shqiptare nuk ndalon me kaq. Mbrëmë në hapjen e spektaklit të së hënës ‘DWM’ paralajmëroi sipërmarrjen e re.

‘Peter Pan’ mban emrin produksioni i ri Vejsiut që do të nis shumë shpejt në TV Klan, por këtë herë nuk do të jenë në fokus personazhet VIP.

Sipas të dhënave të para, vëmendja është tek fëmijët e mençur dhe audicionet fillojnë shumë shpejt./Prive.al

Artikuj të ngjashëm