Alketa Vejsiu lë TV Klan për televizionin Italian?!

By

Është një ndër personazhet kyç të televizionit në Shqipëri, jo vetëm si prezantuese por edhe si producente e suksesshme e disa patentave si: “X Factor Albania”, “Dance with me”, “Your Face Sounds Familiar” e po ashtu ka paralajmëruar projekte të reja për Shqipëri.

Por, mesa duket tashmë ka risi në karrierën e Alketa Vejsiut e cila po qëndron këto ditë në Itali, përkatësisht tek studio e Mediaset, që mesa duket prezantuesja do të nis një eksperiencë të re.

Good Luck @alketavejsiu ⭐️

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on

Ishte Vera Grabocka, ajo që e zbuloi duke i uruar suksese. Aktualisht nuk ka më shumë detaje se çfarë po ndodh me Vejsiu, nëse do të nis ndonjë projekt atje ose do të jetë e ftuar në ndonjë program.

Gjithçka pritet të zbulohet në vazhdim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm