Alketa ‘habit’ me fjalët për Bleonën!

By

Bashkëpunimin e ndërsjelltë e konsoliduan me eksperiencën në X Factor Albania.

Por, karakteri i gjallë dhe pa komplekse i Bleonës ka bërë që kjo e fundit të jetë sërish zgjedhja e Alketës në aventurën televizive që nis sonte në televizionin Klan.

Pak orë para fillimit të ‘Your face sounds familiar’ Alketa përmes një imazhi ku shfaqet bashkë me Bleonën ka treguar përshtypjet e saj për këngëtaren.

‘Absolutisht mendoj se ajo është një grua e fortë, e mençur dhe sfiduese. E çmendur ndonjëherë por kjo e bën unike’ – është shprehur Alketa me dozë humori për pjesën e dytë të vlerësimit që duke e njohur natyrën e Bleonës, nuk qëndron shumë larg nga realiteti.. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm