Albatriti vjen me risi menjëherë pas dasmës! (FOTO)

By

Ditët e fundit e gjetën këngëtarin mjaft të angazhuar sa i përket jetës së tij private pasi që lidhjen e tij disa vjeçare me Egzonën e kurorëzoi me martesë.

Mbrëmja në fjalë ishte një natë e pa harruar për këngëtarin dhe familjen e tij teksa Prive ju informoi gjërë e gjatë për eventin në fjalë duke sjellur lajme ekskluzive e në kohë reale.

E agjenda e tij ka qenë edhe më e ngjeshur nga ç’duket pasi që viti 2016 do ta gjejë Albatritin edhe me një prurje të re në aspektin muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes profilit të tij në Instagram duke mos dhënë detaje të tjera rreth projektit në fjalë.

Kujtojmë se kënga e tij e fundit ishte bashkëpunimi ‘Ajo ka faj’ me Erik Lloshin me të cilën u pritën mjaft mirë nga publiku. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm