Albatriti nis punë në projektin e ri

By

Këngëtari i shumë komentuar për jetën e tij private, Albatrit Muqiqi duket se anash nuk po mbetet as me projektet e reja.

Në prag të nisjes së sezonit veror, këngëtari po përgatit projektin e ri muzikor.

Pjesë nga xhirimet, Albatriti i ka ndarë në rrjetet sociale ku shihet teksa xhiron videolipin me produksionin Imagine.

Terasa e 13 Rooftop në Prishtinë është zgjedhur si një prej lokacioneve me pamjen më të bukur të kryeqytetit ku synohet të dalë më e mira në projekt.

Rezultatin final mbetet ta shohim për pak ditë. 

Artikuj të ngjashëm