Albani për koncertin e mbrëmshëm: Jam pa fjalë… (FOTO)

By

Mbrëmë u mbajt koncerti i madh i Alban Skënderajt.

Këngëtari erdhi në Prishtinë për të realizuar “Hapësira e një ëndrre”, të realizuar deri në detaje.

Salla 1 Tetori ishte e stërmbushur nga njerëzit dhe shumë kolegë të Albanit të cilit ishin aty për ta dëgjuar nga afër.

Këngëtari u shpreh shumë i emocionuar pas natës së madhe dhe pati disa fjalë për t’i thënë përmes Instagramit.

“Mbremja e djeshme ishte deshmia se dashuria gjithmone triumfon, se arti eshte pasuria me e madhe qe kemi!
U punua kaq shume per kete koncert por nuk eshte asgje para asaj qe ju me dhuruat mbreme. Jam realisht pa fjale! Ju jam pergjithmone mirenjohes! Faleminderit Prishtine, faleminderit Kosove, faleminderit te gjitheve”, ka shkruar ai.

Nëse nuk e dini, Albani dhe Miriami njoftuan mbrëmë se do të bëhen prapë prindër./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm