Alban Skënderaj vjen me një super bashkëpunim!

By

“Unë dhe ti” është projekti që solli mjaft dashuri për Shën Valentin nga Alban Skënderaj.

Klipi i saj ka regjistruar mbi 2 milionë shikimesh e po ashtu disa javë radhazi ishte e para në top lista muzikore në Kosovë e Shqipëri.

Por pas pak muajsh, Albani ka vendosur të sjell një tjetër këngë por këtë herë në bashkëpunim.

Artisti siç mëson Prive është bërë bashkë me reperin Elinel e ura lidhëse për këtë duet doli të jetë coveri që solli rep artisti ‘Ditë e re’.

Kënga është gati dhe do të publikohet brenda javës së ardhshme. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm