Alban Mehmeti befason prindërit

By

Këngëtari Alban Mehmeti ka vendosur të surprizojë prindërit. Bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Arin dhe Fidanin ai i ka blerë nënës dhe babait një veturë të tipit BMW.

E gjithë kjo si shenjë falemnderimi për secilën sakrificë të bërë nga prindërit gjatë jetës. Lajmin Albani e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ku shkruan:

“Bab&Mam e gëzofshi. Sikur edhe një jetë të japim për ju, nuk do të mund të ju dalim hakut për atë që ju keni bërë për ne. E vetmja që ne mund të bëjmë për ju, është të ju jemi mirënjohës për gjithçka. Ju paçim gjithmonë e me shëndet. Pranojeni këtë dhuratë nga djemt e juj Albani, Ari dhe Fidani Ju duam Rashit & Fahrie.

Ky gjest është komplimentuar nga komentuesit të cilët i kanë uruar prindërit e Albanit për dhuratën nga djemtë. /Prive.al/

kerri

Artikuj të ngjashëm