Alban Dudushi, së shpejti baba

By

Kartolina e Krishtlindjes nga familja e Alban Dudushit këtë vit ka qenë shumë më e vecantë.

Kjo për faktin se përmes rrjeteve sociale ku shfaqet me bashkëshorten Bieta Sulo dhe vajzën nga martesa e parë ai ka dhënë lajmin e madh!

Së shpejti, ai dhe bashkëshortja do bëhen prindër.

‘Të lumtur në pritje të tij’ – ka qenë mbishkrimi në postimin e Dudushit i cili është shoqëruar me shumë urime nga ndjekësit në rrjete sociale.

Ndryshe, lidhja me Bieta Sulon e cila është producente në programin që moderon Albani është konsoliduar tashmë për disa vite pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë me të cilën ka vajzën në imazh, Joelin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm