Alaudin Hamiti e thotë troç, ja me kë nga estrada nuk flet

By

Moderatori i njohur shqiptar Alaudin Hamiti, nikoqir i emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ka kohë që drejton emisione showbizi dhe interviston figurat më eminente të industrisë së muzikës e artit në përgjithësi.

Mirëpo, me kë nuk flet ai që një kohë të gjatë?

Këtë e ka zbuluar vet Hamiti në emisionin e tij NIN, gjatë lojës Haje ose Thuaje të cilën po e zhvillonte me këngëtaren Ronela Hajati, e cila e pyeti se me kë nga estrada nuk flet për ndonjë arsye të caktuar…

“Kam disa që nuk flas. Por për shkak të një problemi që kemi pasur shumë kohë më parë me emisione, nuk kam folur me Dafina Zeqirin, thjesht s’e kam takuar më”, ka thënë Hamiti.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm