Akuzat për ndërhyrje kirurgjikale: Reagon Xhensila Myrtezaj (VIDEO)

By

Trendit të viteve të fundit për të kryer ndërhyrje kirurgjikale nuk po mundin t’i shpëtojnë assesi shumë nga figurat tona publike.

Disa prej tyre nuk e kanë problem këtë pjesë dhe dalin hapur duke treguar për to e disa të tjerë e mbajnë në fshehtësi maksimale deri në një moment kur faqe të tilla si “Vipat e bllokut” u’a hedhin në pah këto gjëra.

Por përpos tyre kemi edhe raste të tilla kur pikërisht faqe të këtij lloji në rrjete sociale i’a ‘huqin’ totalisht duke njollosur personalitete që nuk kanë të kryer asnjë ndërhyrje të tillë.

Në këtë grup duket se bënë pjesë Xhensila Myrtezaj e cila ka reaguar pas aludimeve të tilla se ajo ka kryer diçka të tillë.

Reagimin e saj këngëtarja e bëri përmes një videoje ku shfaqej pa pikë grimi duke treguar se bukuria e saj është dhuratë nga zoti jo nga mjekët. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm