Aktorja më e famshme indiane vishet në kreacionin e Fjolla Nilës

By

Në industrinë shqiptare të modës, një emër që po
fiton çdo ditë e më shumë terren është Fjolla Nila.

Së fundmi, punën dhe kreacionet e Fjollës i kemi
parë përmes fotografive të mrekullueshme që di t’i bëjë fotografi Endrit Mërtiri
i cili përmes bukurosheve Dorina Gegiçi, Alesia Noka, Oriola Marashi ka vënë në
pah kreativitetin trendi të Fjoollës.

Përveq kësaj, gjatë ditës së djeshme, puna e
stilistes kosovare u bë e njohur edhe në një treg masiv – atë të Indisë me mbi
një miliard banorë. Kreacioni i Fjollës u besua nga aktorja e njohur e Bollywood,
Aishwaraya Rai.

Fustani i punuar nga Fjolla ka qenë më i pëlqyeri
i natës duke u cilësuar si më i miri edhe nga mediumet më prestigjioze të Indisë
të cilat vunë theksin tek bukuria e aktores së njohur që shpërfaqej më së miri
në kreacionin e Nilës.

Por, depërtimi në Bollyëood duket tëjetë vetëm fillimi
për kreatoren.Shumë shpejt, veshjet me vulën e Fjollës do mund t’i shohim edhe
në Hollywood, konkretisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm