Aksidentohet prezantuesja shqiptare? Ja e vërteta…

By

Prezantuesja bukuroshe e ‘Top Channel’, Nevina Shtylla është zgjuar sot me një varg mesazhesh të përsonave të afërm të shqetësuar.

Një lajm i rremë që ka qarkulluar në rrjete sociale ka përhapur shqetësim mes familjarëve dhe miqve të cilët kanë lexuar se Shtylla është përfshirë në aksident trafiku.


Kaq ka mjaftuar që t’i shkruajnë shumë persona bukuroshes e cila përmes një postimi në InstaStory ka sqaruar të vërtetën.

‘Për të gjithë ata që më kanë shkruar. Ju falënderoj që jeni shqetësuar për mua por jam shëndosh e mirë. Nuk e di nga është përhapur si lajm po rnuk kam patur asnjë lloj aksidenti. Jeni t ëqetë. Ju dua të gjithëve. Shihëmi më vonë në ‘E Diell’ – shkruan Nevina.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që figura publike shqiptare lakohen për aksidente trafiku për ca klikime më shumë duke shkaktuar shqetësim mes familjarëve dhe fansave. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm