Aksesorët mijëra dollarësh të Arbanës

By

Të jesh një nga prezantueset më të dashura për shqiptarët, me sa duket ka kosto të lartë! Edhe pse prej kohësh për shkak të shtatëzënisë nuk po del në ekran, Arbana Osmani, gjithë vëmendjen e ka kaluar tek përditshmëria. Të enjten Arbana ka bërë një xhiro tek dyqani i mikeshës së saj, këngëtares Jonida Maliqi. Ato bënë edhe një pozë përpara vitrinës me njëra- tjetrën. Përveç stilit interesant të të dyjave, ajo që të bie më shumë në sy, është çanta e Arbanës.

Nga një hulumtim i shpejtë në internet, del se çanta që moderatorja mban në dorë është e markës “Givenchy” dhe çmimi mesatar i saj është rreth 1500 euro. Arbana e shoqëron look-un e saj edhe me një aksesor të trendy-t të fundit.

Bëhet fjalë për “Bag Charms” të markës Fendi, tip kukulle prej pellushi. Një e tillë kushton mesatarisht rreth 600 euro. Pra 2 mijë euro vetëm për çantë. /lapsi.al/

Screenshots_2015-10-01-22-43-11

Artikuj të ngjashëm