Afrona shkëlqen në fustanin e Valdete Mustafës! (FOTO)

By

Sonte po kurorëzohet dashuria e këngëtarit Besart Halimi dhe Ilirjana Podrimajt në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Të pranishëm, pos familjarëve janë edhe shumë kolegë, përfshirë edhe këngëtarin Blero Muharremi me të dashurën e tij, Afronën.

Kjo e fundit në fotot e postuara në rrjete sociale, shihet teksa shkëlqen në fustanin e zi të dizejnatores Valdete Mustafa.

Ndryshe, Mustafa është një emër i ri por i suksesshëm në industrinë e modës në vend. Ajo pak kohë më parë solli koleksionin e ri, imazh i të cilit ishte Miss Kosova 2006, bukuroshja Besa Gashi. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm