Afërdita me destinacion të njejtë si verën e kaluar! (FOTO)

By

Afërdita Dreshajn shumëçka e lidh me jetën përtej oqeanit por super modelja nuk ia huq rikthimit në origjinë.

Megjithëse familja, i dashuri e punët i ka kryesisht në Amerikë, Afërdita të paktën verës nuk mungon në Shqipëri e Kosovë.

Njejtë ka vepruar edhe këtë vit kur tashmë sapo ka mbërritur në aeroportin e Tiranës. “Më në fund në Tiranë” – ka shkruar bukuroshja në Snapchat duke shprehur entuziazmin e saj.

E janë pikërisht projektet muzikore arsyeja e rikthimit, siç kishte raportuar Prive disa javë më parë.

Ndryshe, hera e fundit kur Afërdita qëndroi në trojet shqiptare ishte vera e 2015-tës, atëherë kur realizoi projektin ‘Topless’ me Agon Amigën që shkaktoi bujë të madhe disa mujore, duke kulmuar me intervistën e reperit javën e kaluar në Prive.

Artikuj të ngjashëm