Afërdita Paqarada prezanton koleksionin ‘Arba’

By

Hapësira e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës mbrëmë morri një pamje krejtësisht tjetër.

Aty u mbajt sfilata e koleksionit ‘Arba’ të Afërdita Paqaradës. Kauza për të cilën ishte ideuar kjo paraqitje kishte të bënte me vetëdijësimin për diagnostifikim të hershëm të kancerit, sëmundje të cilën vetë dizejnatorja e mposhti vite më parë.

Veshjet e prezantuara ishin gjithsejt 40, elegante ku dominonte një spektër ngjyrash me material kryesisht të mëndafshit. Lidhur me emërtimin e koleksionit vetë Afërdita u shpreh: ‘Arsyeja përse e kam quajtur koleksioni Arba rrjedh nga inspirimi prej vajzës sime, Arbës”.

Të gjithë fustanet nga dita e sotme do të jenë të ekspozuara në Prishtinë kurse mjetet e grumbulluara do të shkojnë në repartin e Onkologjisë dhe Hematologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ky koleksion në të cilin ishin të pranishëm shumë fytyra publike, është i treti me rradhe me kauzë humanitare nga ikona e bukurisë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm