Afërdita Dreshaj feston krishtlindjet në krahët e të fejuarit, çifti janë shumë të lumtur (FOTO)

By

Mbrëmjen e djeshme shpërthyen fotografitë e të famshmëve në rrjete sociale, me mesazhe urimi për festën e Krishtlindjeve.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e modelja shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila sapo është fejuar me të dashurin e saj prej kohësh, sportistin çek Jakub Kindl.

Ajo ka publikuar një seri imazhesh me të sapo fejuarin në mbrëmjen e festës, e disa prej tyre edhe në gjirin familjar të të fejuarit të saj.

Ata duken shumë të lumtur në krahët e njëri tjetrit ndërsa fejesa është një hap tutje në lidhjen e tyre, sepse ata kanë kohë që janë bashkë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm