Adonisi i Teutës me biznes në Prishtinë!

By

Shumicën e jetës e kaloi larg vendit të origjinës mirëpo është dashuria ajo që e riktheu në Prishtinë.

Adonis Morina, bashkëshorti i aktores Teuta Krasniqi siç tha vetë aktorja ka filluar të lëshoj rrënjë në Prishtinë ku edhe ka banesën e tij.

Megjithatë, ai ende bën një jetë mes Londrës dhe Kosovës shkaku edhe i familjes por në Prishtinë, Adonisi tashmë ka nisur edhe bizneset e tij.

Bëhet fjalë për një kafiteri të cilën siç mëson Prive ai e ka hapur së fundmi në kryeqytet, konkretisht në lagjen Bregu i Diellit.

Ndryshe, edhe Teuta pos impenjimeve të saj në aktrim e prezentim, sukses po korr edhe me kursin për fëmijë iStar që synim ka zbulimin dhe skalitjen e talenteve në fusha të ndryshme të artit. /PRIVE.AL/ 

Artikuj të ngjashëm