Adelina Tahiri jashtë rrezikut për jetë (Foto)

By

Gjatë mesnatës janë publikuar disa fotografi në faqen zyrtare të Adelina Tahirit ku shkruhej se këngëtarja është aksidentuar dhe është në gjendje të rëndë.

Por pas disa orëve ka reaguar këngëtarja duke konfirmuar aksidentin.

“Për të gjithë ata që shkruajtën, më morën në telefon, u shqetësuan jam mirë. Fotot nuk janë nga unë dhe nga makina. Ka qenë një aksident i vogël dhe jam jashtë rrezikut për jetë” – ishte shkrimi i saj në instagram.

Përmes kësaj ka demantuar edhe fotografitë që kanë qarkulluar në median online, që ishin të publikuara nga faqja e saj zyrtare./Prive.al

adelina 2

Artikuj të ngjashëm