ACTION BRONSON ËSHTË ZOTI I RI I REPIT

By

Kur Eminemi e deklaroi veten “Zot i repit” në singllin e publikuar në vitin 2013, ishte e vështirë për ta diskutuar. Atëkohë asnjë MC nuk ishte i nivelit për ta kundërshtuar këtë term por me 19 mars Action Bronson bëri një lëvizje drejt titullit për të qen Zot i repit shkruan MTV.

Dokumentari “Mr Wonderful” i Action Bronson është promovim i debutimit të madh të ti me 23 Mars, por aktualisht është duke i vënë në dyshim të gjitha ato që kemi besuar deri tash.

Përgjatë klipit 3 minutësh e 30 sekonda MTV ka takuar një numër të madh njerëzish që luten për Action madje edhe dhomën e dekorojnë me posterat e tij. “Është si një ritual fetar për ngjitjen e fotogravie” shprehet një adhurues i Bronson.

Në anën tjetër, një familje latine mblidhen në tavolinë dhe luten duke falendëruar Action Bronson për ushqimin e ditës.

Shkrimi i MTV përfundon me këtë koment të një zonje: “Ai është gjëja më e mirë dhe më e butë që përfaqëson njerëzimin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm