Action Bronson është kuzhinier dhe ja cilin prej ushqimeve shqiptare adhuron (VIDEO)

By

Reperi me famë botërore e me origjinë shqiptare, Action Bronson, ka ardhur këtë të marte në Kosovë, ku do qëndrojë për disa ditë.

Në konferencën për media, ai ka folur për origjinën e tij shqiptare, duke treguar se familjen e ka nga Gjilani i Kosovës, por babai i tij ka emigruar në SHBA nga Shkupi i Maqedonisë.

E përderisa Bronson është edhe një kuzhinier shumë i zoti, ai ka treguar se ndër ushqimet e tija të preferuara tradicionale shqiptare, janë sarmet me lakra, të cilat për të i gatuante gjyshja e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm