A pritet të aderojë Bim Bimma në Vetëvendosje?

By

Reperi i famshëm kosovar, gjatë të hënës që sapo lamë pas, në intervistën e tij të fundit për Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, është pyetur për qëndrimet e tija politike.

Ndonëse publikisht një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurtit, Bim Bimma nuk ka shprehur ambicie që të jetë aktivisht i përfshirë në politikë.

I pyetur nga Alaudin Hamiti nëse një fotografi e tija në Instagram, e publikuar me Kurtin nënkupton aderim në këtë parti ai është përgjigjur:

“Jo nuk e kam ndërmend. Por për momentin, shumicën e kërkesave të mia si qytetar, jo 100% sepse s’ka asgjë perfekte, i plotëson Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar reperi Burim Kursani.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm