A po përgatit Era Istrefi një duet?

By

Nuk ka shumë kohë që publikoi këngën solo Redrum. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati me “BonBon”, Era Istrefi u bë emër i njohur edhe për vendet jashtë kufijve shqiptarë.

Redrum nuk pati jehonën e njëjtë me BonBon, mirëpo në kanalin zyrtar të Erës në Youtube, kënga ka arritur të marrë 19,712,020 klikime.

Ajo nuk ka thënë se po përgatit një tjetër këngë për ditët që vijnë. Mirëpo, krah saj është shfaqur reperi i ri i njohur si Buta.

Era ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram bashkë me reperin, ndërsa para pak ditësh, menaxheri i Erës Faton Shoshi, ka lansuar profilin e tij në Instagram një video, ku qartazi promovon Butën duke kënduar në një klub nate.

Era dhe Buta, shfaqen në fotografi pranë një makine tejet luksoze, mirëpo Era nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër.

E gjitha çka mbetet, është të shihet në ditët në vazhdim nëse këngëtarja e famshme, do të sjellë një bashkëpunim me artistin e ri. /Prive.al

Për kulturën bruhh @bashbuta

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

 

Artikuj të ngjashëm