‘A m’foli mu’ ‘bombardon’ Kidda me shikime! (VIDEO)

By

Bën pjesë në grupin e artistëve të rinj por që dita ditës po marrin vëmendje dhe po depërtojnë sigurt në diskografinë shqiptare.

Fjala është për artistin Kidda i cili tashmë numëron një varg projektesh të cilat i kanë dhënë një pozitë të konsoliduar duke bërë që sytë të kthehen drejt tij.

E për të mos e frenuar ritmin, Kidda nuk po ndalet!

Reperi ka publikuar sot projektin e ri ‘A m’foli’ mu i cili në vetëm pak orë nga publikimi, ka korrur sukses goxha të madh.

Në 12 orët e para, numërohen rreth 100.000 klikime të procesuara nga Youtube për projektin i cili në momentet e para nga lançimi ka marrë në shumicën dërmuese vetëm kritika pozitive.

Ndryshe, Kidda performancë të mirë, pos në Youtube ka edhe në Spotify, duke u ranguar si një prej emrave shqiptarë me më së shumëti klikime në platform. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm