A ju kujtohet kjo këngëtare?!

By

Erzana Berisha është emri i këngëtares që dikur ishte modeli ideal i cili duhej ndjekur.

Vajza e këngëtarit Agron Berisha si dhe motra e këngëtarit tashmë mjaft të njohur Lindon Berisha ka vite që është larguar nga skena muzikore.

Edhe pse shumë e talentuar në këtë fushë ajo zgjodhi familjen para muzikës e kjo ndoshta ishte edhe arsyeja kryesore e këtij largimi pasi që këngëtarja u shpërngul për të jetuar në SHBA së bashku me bashkëshortin e saj Arijan Prevallën  pilotin shqiptar i cili së fundmi parandaloi një sulm terrorist atje.

‘Në mesnatë’, ‘Në heshtje kalon jeta’ e ‘Ti më çmend’ ishin vetëm disa nga këngët e Erzanës që në atë kohë u shndërruan në hite të padiskutueshme.

Koha natyrisht se e ka bërë të veten duke lënë në harresë një emër kaq të madh të skenës muzikore shqiptare por pavarësisht kësaj hapat e familjes Berisha në muzikë po i vazhdon siç është më së miri Lindoni i cili çdo ditë po sjell risi në tregun tonë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm