A jeni gati për këngën e re të Majkit?! (VIDEO)

By

Prej verës së vitit të kaluar, këngët i ka pasur në efekt domino sukses njëra pas tjetrës.

Shpërthimin artistik e arriti me ‘S’jena mo’ teksa ritmin e suksesit, diçka shumë e vështirë për t’u mbajtur, e vazhdoi në po të njejtën linjë me ‘Dashni’ dhe ‘Ajo’.

Me përmbylljen e sezonit veror 2016, rradha është për një tjetër projekt muzikor nga Majki – emri i shumëpëlqyer nga Babastars.

Pritja po merr fund sonte me fillim nga ora 19:00 kur edhe është paralajmëruar se do publikohet projekti i ri i titulluar ‘Kcen’.

Për realizimin e këtij krijimi muzikor janë përkujdesur shumë emra teksa Entermedia është produksioni i cili e ka vizuelizuar.

Mbetet të shihet në pak orë se çka ka përgatitur Majki. Pritshmëritë janë shumë të larta… /PRive.al.

Artikuj të ngjashëm