A ishte Nora e pranishme në festën e Tunës?!

By

Këngëtarja Tuna Sejdi ditën e djeshme shënoi festën e njohur si baby-shower, në të cilën mblidhen mikeshat e ngushta për t’i paraprirë ardhjes në jetë të bebes me përplot dhurata.

E një ditë pas, këngëtarja e hitit ‘Zemra jem’ ka nisur të postojë fotografi nga eventi, të realizuara nga një staf profesional.

Në dy fotografitë e fundit, në fokus kanë qenë të gjitha vajzat e ftuara të cilat Tuna i ka ftuar në këtë festë private.

E pashmangshëm, interesimi ishte tek kunata e këngëtares, Nora Istrefi. A ishte Nora e pranishme?! Përgjigja është jo!

Duket se angazhimet kanë bërë që Tuna të festojë vetëm nën shoqërinë e mikeshave të saj dhe familjareve të ngushta pa prezencën e një pjese të rëndësishme të familjes, përfshirë edhe vjehrrën.

Ndryshe, kujtojmë që për të parën herë pas shumë kohësh, Tuna dhe Nora shkëlqyen me paraqitjen e përbashkët si kunata në darkën e ‘Altar’ të Valdrin Sahitit në Tiranë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm