A i ka rënë Majki pishman që se mori këngën e Erës ?!

By

Si dy prej emrave që suksesin e kapën së fundmi në mënyrë shpërthyese, Era Istrefi dhe Majki me apo pa dashje filluan të krahasohen dhe të shihen si konkurentë të fortë në diskografinë shqiptare.

Zjarrit iu hodh edhe më shumë benzinë kur rreth një muaj më parë në internet rrodhi një demo e versionit të këngës së Era Istrefit ‘Bonbon’ që këndohej nga Majki.

Kjo ngjalli dyshimet për një rivalitet prapa skenës mes dyshes. Megjithatë, këngëtari sqaroi se ai e kishte dëgjuar instrumentalin por që e kishte lënë pak anash.

Kur është rikthyer tek producenti pas rreth një muaji, Majki e kishte kuptuar se instrumentali tashmë ishte i shitur.

‘Nuk ishte këngë që duhej me hup. Do ishte publiku nëse jo pas “S’jena mo”, atëherë pas “Dashni”‘ – tha ai në hejWazzup të Klan Kosova.

Majki shtoi se i pëlqen versioni i Erës, këngë që kësaj të fundit në shpejtësi drite, ia shtroi rrugën për sukses në përmasa ndërkombëtare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm