A gënjeu Enca mbi vendimin e vitit të ri?!

By

Këngëtarja Enca Haxhia sot zuri vend në media për vendimin e saj befasues që në netët festive të mos jetë në koncerte.

Përmes një njoftimi, Enca pati deklaruar se do jetë pranë familjes por në portale u raportua se këngëtarja ka gënjyer dhe në fakt klubi ku do performonte me 1 Janar e ka hequr nga lista e artistëve.

Por demantin më të mirë mbi cështjen e ka dhënë jo Enca por klubi në Zvicër.

Përmes një postimi, Prive Exclusive ka deklaruar se nuk ka të vërtetë në atë që po qarkullon në portale.

Sipas statusit, anulimi është bërë me vendim të stafit të Encës dhe jo nga ana e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm