A festuan mbrëmë bashkë Nora dhe Roberti ?!

By

Një prej këngëtareve më të suksesshme, Nora Istrefi festoi dje ditëlindjen duke mbushur plot tre dekada jetë.

Kjo ditë e veçantë, në minutat e parë, Norën e gjeti duke festuar në private after-partyn e Valdrin Sahitit pas prezantimit të koleksionit ‘Mokita’.

Më pas, gjatë ditës, Nora në një restorant të kryeqytetit u pa vetë e dyta, me motrën Erën teksa nga kjo e fundit pati një surprizë.

Një copë torte me një fishekzjarr nën mbishkrimin ‘URIME’ ishte befasia e fenomenit Era Istrefi për Norën.

Por ajo që zgjon më së shumti interes pa dyshim se është fakti se a e festoi apo jo Nora Istrefi ditëlindjen me bashkëshortin, pas thashethemeve të stërzgjatura në media për krisje në relacion të çiftit,

Në rrjete sociale, ndryshe nga siç veproi me befasinë e Erës, Nora nuk ka postuar as edhe një imazh të vetëm me Robertin teksa nuk e ka parë të udhës as ndonjë replikë në urimin e tij të gjatë e shumë të bukur në Instagram.

Mesdita nuk e gjeti pranë bashkëshortit, por me gjasë e njejta mund të thuhet edhe për mbrëmje. Roberti pranë vëllaut dhe miqve të tjerë është shfaqur në një prej kafiterive të kryeqytetit por në imazhe, Nora nuk vërehet askund.

Ndryshe, këngëtarja nuk ka postuar as me vajzën Renee dhe prandaj nuk përjashtohet mundësia që treshja të kenë kaluar kohë së bashku, në privatësi e larg vëmendjes mediatike. Por, fotot mungojnë … /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm