A është ‘normal’ Kapo?!

By

Reperi Capital T tash e një kohë ka arritur të skalitë forma trupore të admirueshme nga çdo mashkull.

Si rrjedhojë, edhe ekspozimet e trupit nuk po janë të rralla në rrjetet sociale por ka qenë fotoja e fundit ajo e cila ka lënë pa fjalë, e specifikisht gjininë e bukur.

Kapo shfaqet me një trup me përmasa të mahnitshme beli e krahëve, total ndryshe nga siç ka qenë vetëm pak vite më parë.

E pikërisht inkurajimi për transformime të tilla radikale ka qenë ideja e postimit të reperit për persona që duan të ndryshojnë.

‘Ti mund të bësh çkado që do në jetë, gjithë kufijtë janë në trurin tënd. Largohu nga zona e komoditetit dhe bëhu heroi i storjes tënde’ – ka shkruar Capital T. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm