A është ndarë Linda nga i dashuri?!

By

Në një periudhë kur merrte vazhdimisht shumë të shara e kritika shkaku i mentalitetit shqiptar që ishte e vazhdon të jetë refuzues mbi etni e raca të tjera, këngëtarja Linda Halimi nuk i ndalte fotografitë me të dashurin e saj me ngjyrë, Big D.

Këngëtarja nga Vitia u bë imune ndaj stereotipeve duke vendosur t’i sfidojë ato në baza ditore.

E kur më së paku pritej, me zhvendosjen e saj në Amerikë për të ndjekur ëndrrën, postimet e Lindës me reperin Big D u reduktuan në masë të madhe.

Çështja shkoi deri në pikën ku mediat të nisnin aludimet mbi një ndarje të mundshme të çiftit pas disa viteve të kaluara bashkë.

Megjithatë, ardhja në Shqipëri për festivalin e Radio Televizionit Shqiptar i ka shuar të gjitha dilemat mbi Lindën dhe Big D.

Dyshja vazhdojnë të jenë të pandarë teksa bashkë kanë ardhur edhe në Tiranë ku kosovarja kërkon suksesin e përfaqësimit eventual të Shqipërisë në Eurovision.

Duket se distancimi nga rrjetet sociale ka qenë dicka e menduar mirë për këngëtaren që sipas gjasave, prioritet ka pasur karrierën  duke ndarë qartë publiken dhe privaten të cilën e ka mbajtur në diskrecion të plotë sipas gjasave për të shmangur interferimin e mundshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm