A është ndarë AgonAmiga nga bashkëshortja?! (Video)

By

Në shtator të vitit 2013, reperi Agon Amiga është martuar me Egzona Sylën. Në ceremoni e pranishme ishte edhe kamera e Prive-së e cila solli detaje nga dasma e reperit.

Mirëpo pas afro dy vitesh mediat aluduan për një ndarje mes tij dhe bashkëshortes për shkak se në llogaritë e tyre në instagram nuk figurojnë asnjë fotografi bashkë. Më shumë ‘benzinë’ u hodh edhe nga klipi i ri që solli Agoni me Afërditën, ku kjo e fundit shihet topless.

Të gjitha bashkë bënë që portalet të raportojnë se tashmë Agoni dhe Egzona janë ndarë, mirëpo Prive kontaktoi me Amigën i cili mohoi kategorikisht ndarjen mes tyre.

Sipas reperit lajmet e fundit që kanë qarkulluar janë shpifje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm