A është ky titulli i projektit të ri nga Cozman?!

By

Reperi i njohur, Cozman, muajt e fundit të vitit që lamë pas tregoi se e ka marrë shumë seroizisht muzikën duke sjellë disa projekte rradhazi.

E kjo tempo duket se do të vazhdojë edhe këtë vit.

Krahas koncerteve të shumta reperi po gjen kohë edhe për punë në projekte të reja teksa kështu duket se ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar.

Ai u pa në një studio duke punuar për diçka të tillë teksa përbri asaj fotografi shkroi “Yamborghini”, fjalë e cila na çon të mendojmë se kështu do të titullohet projekti i tij i rradhës.

Sidoqoftë nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështje edhe pse koha për diçka të re nga artisti duket se tashmë ka ardhur. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm