A është gati albumi i ri i PINT ?!

By

Pas një mungese relativisht të gjatë, MC Kresha u rikthye me projekt pak muaj më parë.

E fansat e reperit po presin edhe projekte të reja nga ai që do pasojnë së shpejti.

Si i ftuar në emisionin hejWazzup, ai nuk deshi të zbulojë shumë nga planet e reja teksa tha se puna në albumin e ri ende po vazhdon.

Nga 1 tek 10, Kresha tha albumi është diku në fazën e 6-të ndërsa deklaroi se nuk është personi kompetent për të treguar nëse do ketë këngë që do publikohen para albumit.

Lidhur me punën e klikimeve të cilave po iu kushtohet shumë vëmendje nga artistët ai u shpreh: ‘Unë se di sa klikime kanë këngët e mia se nuk i kqyri kurrë’ duke dëshmuar edhe një herë se kjo fushë s’përbën aspak diçka me rëndësi për të. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm