A është dedikim kënga e re e Shpat Kasapit?! (Video)

By

Pas një pauze në skenën muzikore këngëtari Shpat Kasapi është rikthyer me këngë e videoklip të ri.

“Aroma e saj” e mban emrin ky produksion me tekst e muzikë të Ergys Shahut e ndërsa orkestrimi nga Alskerd Renja teksa klipi ka marrë vulën e Melem.

Kënga është një baladë dashurie, një histori që ka kohë që ka përfunduar. Një ngjarje që edhe mund të lidhet me jetën e Shpatit e madje dyshimet se është dedikim rriten pasi është vet protagonisti i klipit.

I pyetur për këtë gjë nga Prive, Kasapi ka mohuar që është dedikim, por është shprehur se është ndarë tejet i kënaqur me realizimin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm